Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shikoni me kë po e kalon natën Armina Mevlani!

Shikoni me kë po e kalon natën Armina Mevlani!
March 25
22:48 2016

 

Mesa duket, “gjakrat” qenkan qetësuar. Armina Mevlani ka hedhur në Snapchat një foto me vjehrrën e saj, Liri Berisha.

Familja Berisha  dhe Armina janë të ftuar në një darkë ditëlindjeje. Mevlani duket shumë e lumtur dhe ka vendosur t’i ndajë këto momente familjare edhe me fansat e saj.

Armina dhe Shkëlzen Berisha janë bashkë prej shumë kohësh, por deri sot diskutohej se Armina nuk i kishte punët mirë me familjen e Shkëlzenit. Mesa duket, familja Berisha e ka pranuar  nusen e re të djalit të tyre.

Çifti duket i lumtur dhe i dashuruar, por Arminës i qeshin edhe më shumë sytë nga gëzimi tani që ka mbështetjen e nënës së Shkëlzenit.

 

Etiketimet
Shperndaje