Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shikoni çfarë nëne është Fjolla Morina!

April 28
22:48 2016

Për shumëkënd Fjolla Morina është këngëtarja seksi e cila ka “luajtur” gjithnjë duke përdorur linjat e saj, por edhe me klipet e këngëve ku ajo shfaqet me veshje tejet ekstravagante dhe provokuese.

Por, përveç Fjollës që ne ndjekim në botën e muzikës, në rrjetet sociale si Instagram apo Snapchat, shfaqet një Fjolla krejt tjetër. Ajo është sërish e paraqitshme, sigurisht nuk heziton të nxjerrë në pah hiret e saj apo stilin në veshje, por përveç të gjitha këtyreve që mbeten vetëm elementë të jashtëm, Fjolla është një nënë shumë e përkushtuar. Këngëtarja shpesh poston foto me vajzën e saj dhe i dedikon statuse të tëra duke i shprehur dashurinë të voglës.

Në Snpachat ku ajo është më aktive me postimin e videove, duket se shumicën e ditës së saj e zë të qënurit nënë. Momentalisht ajo po ndjek vajzën e saj teksa mëson të hedhi hapat e para. Ajo çka është e dukshme, është fakti se Fjolla e merr vajzën e saj kudo me vete dhe është vërtetë e dedikuar ndaj rritjes së shëndetshme e të lumtur të saj.

 

 

Etiketimet
Shperndaje