Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shihni çfarë ka bërë Paris Jackson në kujtim të babait të saj, Michael Jackson!

May 24
10:14 2016

Pak kohë më përpara, Paris vendosi të bëjë një tatuazh për të pasur gjithnjë në lëkurë shkrimin e babait të saj, mbretit të pop-it, Michael Jackson. Ky tatuazh ishte krijuar në një mënyrë origjinale duke përdorur shkrimin e Michael Jackson dhe fjalët “queen of my heart” (mbretëresha e zemrës time). Vajza e tij Paris, pasi bëri publik këtë tatuazh theksoi se për gjithë botën babai i saj ishte mbreti i pop-it, ndërsa për të ishte mbreti i zemrës.

Por mesa duket, nuk ka kaluar shumë kohë dhe Paris ka menduar të bëjë një tjetër tatuazh dedikuar babait të saj të ndjerë. Këtë herë ajo ka pikturuar në lëkurë një pjesë të cover-it të albumit “Dangerous” të Michael Jackson dhe me detaje të hollësishme janë tatuazhuar edhe sytë e këtij të fundit.

Paris e ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram tatuazhin e ri dhe ka shkruar si më poshtë:

“Kuptimi i jetës gjendet në mënyrën se si ne shprehemi ndaj saj, çka do të thotë se ky kuptim ka një pafundësi formash, fenomenesh dhe ekziston te çdo krijesë. Kurrë mos harroni rrënjët që keni dhe gjithmonë duhet të jeni krenarë për prejardhjen tuaj!”

Shperndaje