Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Shi” në jetën e Yllit pas ndarjes nga Tuna?

“Shi” në jetën e Yllit pas ndarjes nga Tuna?
November 15
16:40 2016

Ai është konsideruar si një nga zërat e rinj më të veçantë të muzikës shqiptare. Bëhet fjalë për Yll Limanin, këngëtarin nga Kosova, i cili pak kohë më parë u përfol për një lidhje dashurie me këngëtaren nga Shkupi, Tunën.

Fotot dhe videot  (shpesh edhe në krevat) me njëri-tjetrin ngjallën dyshime se dy artistët mund të ishin në një lidhje dashurie. Por së fundmi Tuna po përflitet për një lidhje me kunatin e Nora Istrefit dhe, mesa duket, i ka dhënë “lamtumirën” këngëtarit stil.

Ky fakt ka bërë që Yll Limani të krijojë një baladë të ndjerë dashurie me titullin “Shiu”, të cilën do ta prezantojë në Festivalin e 55-të të RTSH-së. Në faqen zyrtare të këtij kompeticioni në Facebook thuhet se kënga është një përjetim personal i tij dhe që pritet të na emocionojë dhe përlotë.

T’ia ketë dedikuar vallë Tunës këtë baladë 20-vjeçari?

capture

Komento
Shperndaje