Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Shhhh babi, mos i trego mamit!” – David Beckam poston “vjedhjen” e së bijës Harper

“Shhhh babi, mos i trego mamit!” –  David Beckam poston “vjedhjen” e së bijës Harper
August 03
12:04 2016

Është kuptuar tashmë se vajza Harper është e preferuara e ish-futbollistit David Beckham.

Së fundmi ai ka ndarë me ndjekësit në Instagram një postim me vajzën e tij 5-vjeçare.

Beckham ka postuar një foto të këndit të preferuar të Harper ku, ndryshe nga herët e tjera, dallohet edhe diçka e re: një palë këpucë të gruas së tij, Victoria.

“Këpucët e dikujt tashmë janë bërë pjesë e këndit të lojërave. Shhhhhh babi, mos i trego mamit!” – ka shkruar 41-vjeçari për të përshkruar foton.

Një postim që ka marrë shumë komente prekëse dhe plot dashuri nga një pjesë e madhe e 26.9 milionë ndjekësve të anglezit në Instagram.

Në një intervistë të dhënë kohët e fundit, Beckham u shpreh se është i lumtur që e ka lënë djalin e tij Brooklyn të lirë të ndjekë dashurinë, pas daljeve se ai po shoqërohet me aktoren 19-vjeçare Chloe Moretz, por nuk mund të thotë të njëjtën gjë për Harper.

Ai me shaka u shpreh se kurrë nuk do ta lejojë të bijën t’i ikë nga sytë kur t’i vijë mosha të ketë të dashur.

“Ajo nuk do të dalë asnjëherë, do të jetë njësoj si Rapunzel, mbyllur në kullë”, – deklaron ai duke qeshur. /Blitz,al/

Someone’s shoes have now become part of the toy corner …. Ssssshhhhh daddy don’t tell mummy ❤️👠

A photo posted by David Beckham (@davidbeckham) on