Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sherri mes aktorëve të humorit, prononcohet publikisht Julian Deda…

Sherri mes aktorëve të humorit, prononcohet publikisht Julian Deda…
October 04
11:24 2016

Është folur dje në portale dhe rrjete sociale mbi një sherr që ka degjeneruar deri në kontakt fizik midis Julian Dedës dhe Albano Bogdos. Të dy djemtë janë parë në një nga baret e Tiranës duke ofenduar njëri-tjetrin, ndërkohë që të pranishmit aty pranë janë munduar të ulin gjakrat.

Kuriozitetin se çfarë ka ndodhur e ka shuar njëri prej të përfshirëve në sherr, i cili edhe është prononcuar lidhur me ngjarjen nëpërmjet një statusi në Facebook. “Duke vënë re interesimin pas një lajmi dje në media, më duhet të sqaroj se jo çdo sherr duhet interpretohet si luftë. Aq më tepër kur bëhet fjalë për një debat profesional, që besoj se është normale për profesionistët që punojnë gjithë ditën bashkë. Pra, asgjë për t’u shqetësuar. Shfaqja vazhdon, sonte në “Vizion Plus”, në orën 21:00, ka “Apartament 2XL”. Faleminderit!” – ka përfunduar Juli.

Ndërkohë, ndjekësit e tij kanë komentuar se ndihen mjaft mirë që dy djemtë janë sqaruar pasi ata i pëlqejnë shumë si dyshe humori. /Blitz.al/

 

juldedaj

 

Komento
Shperndaje