Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sherri me Renato Mekollin, Ori Nebijaj tregon arsyet dhe flet për raportin e saj me të

Sherri me Renato Mekollin, Ori Nebijaj tregon arsyet dhe flet për raportin e saj me të
March 20
13:49 2018

Moderatorja e njohur e “Wake Up”  Ori Nebijaj është shprehur për herë të parë se cila është e vërteta e raportit të saj me Renato Mekollin, miqësia e tyre dhe biznesi.

Në një intervistë për Panorama Plus ajo u shpreh se nuk është penduar për ortakërinë me Renaton dhe se Renaotja si mik i saj u gjend në kohën e duhur në lidhje me idenë e biznesit. Ajo tha se çdo gjë ka kohën e vet dhe se arsyet e brendshme të punës të cilat sipas saj i kalojnë të gjithë biznesmenët e quan drejt largimit të saj nga biznesi.

E pyetur në lidhje me heshtjen e saj për këtë çeshtje Ori u shpreh se : “S’më pëlqen të flas për gjëra që në fakt të vetmit persona të interesuar, jemi ne të dy. Ç’kam për të thënë, ja them atij dhe nëse ai ka diçka për t’më thënë, mund të bëjë të njëjtën gjë. Komentet pastaj në media, janë për pak vëmendje më shumë.”

Edhe për thashethemet se mes tyre mund te këtë patur diçka më shumë se miqësi Ori nuk ka nguruar të shpjegojë se kjo nuk ka qënë kurr e vërtetë. Moderatorja tha se të gjithë ata që e njohin e dinë se nuk mund të kishte kurrë diçka më shumë se miqësi dhe partneritet në biznes. Ajo shtoi se: “Unë kam një jetë krejtësisht tjetër dhe ai gjithashtu. Por besoj, fakti që s’më ka bezdisur dhe as shqetësuar, do të thotë që nuk ngjiti kërkund dhe u zbeh pa nisur ende si thashethem.

Ori ka zbuluar se po punon për një tjetër biznes privat por çdo gjë do të zbulohet me kohën.

 

/Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje