Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shënojeni këtë emër: Nesër, kampioni i MMA-së Florian Marku do të ngrejë peshë Tiranën!

Shënojeni këtë emër: Nesër, kampioni i MMA-së Florian Marku do të ngrejë peshë Tiranën!
June 07
13:18 2018

Florian Marku, tashmë nuk është më një emër i padëgjuar…

Por kush është Florian Marku? Ai është një djalosh 25 vjeçar, i cili që në vogëli ka treguar pasionin e tij të madh për boksin. Floriani filloi të ushtronte Kick box-in në moshën 12 vjeçare në Greqi ku dhe jetonte me familjen e tij, vend në të cilin pati shumë problem për origjinën shqiptare.

Por shumë shpejt nëpërmjet talentit të tij arriti të bëhej një Kick boxer mjaft i suksesshëm dhe i njohur. Kur ka qenë vetëm 13 vjeç Floriani ka bërë ndeshjen e parë dhe ka fituar për herë të parë në një kampionat botëror i cili organizohej për boksierët mbi moshën 18 vjeç.

Pas fitoreve në Greqi ai u nis në Austrisë, pikërisht atje shënoi ringritjen e karrierës së tij. Brenda një viti  ka bërë 13 ndeshje në Austri, në të cilat është shpallur kampion.

Pikërisht këto fitore sollën boom-in e Florian Markut. Deri më sot në rreth 13 vite karrierë Floriani nuk ka njohur asnjë humbje. Ai  ka fituar ndeshje të rëndësishme, të zhvilluara në Gjermani, Austri , Greqi përballë kampionëve botërorë si Simon Poschodine apo Christian Milen ku ka arritur ti mposhtë. Në 2013 Florian Marku u shpall kampion i Europës, është shpallur 6 herë kampion Greqie si dhe 4 herë kampion bote. Ndër këto fitore përfshihet edhe ajo në WKU (World Kickbox Union), në të cilin Florian Marku i rrëmbeu gjerdanin e artë hollandezit, që në raundin e parë…

Pas Kick box-it, Floriani ka filluar të ushtrohet në MMA (Mixed Martial Arts) dhe suksesin e tij ka ardhur koha ta vërtetojë edhe në Shqipëri. Ditën e nesërme ai do të zhvillojë ndeshjen e parë në Tiranë, përball kundërshtarit serb Sladjan Drafisic. Një ndeshje kjo mjaft e rëndësishme jo vetëm për Florianin, por për të gjithë ne që presim një tjetër fitore të tij.

 

I BORN TO FIGHT

A post shared by Florian Tnt Marku (@florianmarku) on

Florian Marku nuk njeh humbje kështu që është e sigurt që nesër do të na bëj sërish krenar! Tashmë e njohim vetëm si kampion dhe jemi gati të presim sukseset e radhës. Është e sigurt që Florian Marku është një emër që premton shumë…

/blitz.al/

Komento
Shperndaje