Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shën Valentini i Kylie Jenner, një kopësht plot me trëndafila

Shën Valentini i Kylie Jenner, një kopësht plot me trëndafila
February 14
19:20 2019

Travis Scoot është padyshim një reper romantik dhe këtë e ka dëshmuar me dhuratën e vecantë që i ka realizuar të dashurës së tij të zemrës, dhe nënës së vajzës së tij, Kylie Jenner.

Vëtë sipërmarrësja 21- vjeçare ka postuar disa video në profilin e saj zyrtar në Instagram, ku ka ndarë me ndjekësit e saj surprizën romantike që parteneri i saj, Travis Scott  ia ka dedikuar me rastin Shën Valentinit.

Në videot e publikuara shfaqet një tunel i improvizuar, in mbushur plot me trëndafila të kuq të kompozuar në formë zemre.

Rruga nëpër të cilën kalon  përmes tunelit ishte e shtruar me një dysheme pasqyre dhe me qirinj në anë, ndërkohë që në sfond dëgjohej një muzikë.

Kur arrin në fund të tunelit, 21- vjeçarja sheh një zemër të ndriçuar nga dritat.

Ky është Shën Valentini i dytë që Travis Scott feston me partneren e tij Kylie Jenner.

/Blitz.al/

 

 

 

Komento
Shperndaje