Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Shën Valentin”-i i Arbanës është më i veçanti: Tri festa në një ditë dhe shumë dashuri!

“Shën Valentin”-i i Arbanës është më i veçanti: Tri festa në një ditë dhe shumë dashuri!
February 14
13:36 2018

E dimë, sot e gjithë dita do t’i përkushtohet dashurisë. Edhe personazhet e njohur nuk ia kanë lënë mangut vetes urimet e zakonshme për festën e dashurisë.

Por duket se moderatorja e “Dua të të bëj të lumtur”, Arbana Osmani, ditën e 14 shkurtit e ka më speciale se ne të tjerët. Në këtë ditë, edhe e ëma e saj feston ditëlindjen.

Arbana ka postuar një foto krah saj në Instastory ku shkruan: “Gëzuar ditëlindjen shpirti im”.

Në fakt po ta mendosh, Arbana ka dhe festën e “Top Albania Radio”-s duke qenë se ka qenë ndër folëset e para atje.

Plot lumturi 14 shkurti për Arbanën, tani mbetet veçse ta shohim të shtunën në mbrëmje se çfarë ka përgatitur për publikun në “Dua të të bëj të lumtur”. /Blitz.al/

Shperndaje