Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Shefi më foli për hënën, për yjet!”, – Bieta Sulo tregon si Alban Dudushi i rrëmbeu zemrën në Top Channel!

“Shefi më foli për hënën, për yjet!”, – Bieta Sulo tregon si Alban Dudushi i rrëmbeu zemrën në Top Channel!
October 14
18:00 2017

 

Ata të dy janë një nga çiftet e ekraneve tona që kanë zgjedhur të qëndrojnë larg vëmendjes së mediave të shkruara e online, por sërish kanë ditur të fitojnë simpatinë e publikut.

Prej vitesh tashmë, Alban Dudushi dhe Bieta Sulo drejtojnë një prej emisioneve më të ndjekura e më të njohura në Top Channel, “Top Show”. I pari, vazhdon akoma sot e kësaj dite të qëndrojë moderator i emisionit, kurse e dyta ka qëndruar si kryeredaktore e për disa muaj edhe si opinioniste përkrah partnerit të saj të jetës.

Pas ardhjes në jetë të djalit të tyre, Kroi Art, Bieta dhe Albani kanë zgjedhur emisionin Thumb të Aulonës dhe Fatmës për të dhënë një rrëfim ekskluziv mbi jetën e tyre pas lindjes së djalit.

Por, ajo për të cilën ishim mjaft kuriozë ishte fillimi i romancës së tyre, e cila është e shkruar të vazhdojë për një kohë shumë, shumë të gjatë.

“Fillimi i mbarë gjysma e punës”, – është shprehur Bieta me shaka. “Fillimi ka qenë profesional totalisht. U prezantuam në Top Show, Albani ishte shefi dhe vazhdon të jetë ‘the boss’”.

“Edhe unë pastaj abuzova me detyrë”, – ka ndërhyrë Albani me shaka.

Ndërsa sfidën me zemrën e Bietës, Albani e ka fituar si një artist i vërtetë!

“Është i ëmbël. Të bën të dashurohesh më fjalët që nxjerr nga goja edhekështu ma mori mendjen duke më folur për hënën, për yjet, për meteorët”, – ka shtuar Bieta.

Po Bieta si i aka fituar zemrën Albanit? Edhe për këtë e kemi një përgjigje.

“Bieta u fut si të thuash në redaksinë e Top Show ndërkohë që ishte ende studente dhe me thënë të drejtën filloi të spikaste që atëherë përsa i pëkret propozimeve, ideve, mënyrës si diskutonte. Bënte një lloj diference me moshataret e saj. Të paktën mua më dukej kështu.”, – ka treguar moderatori i Top Show.

Intervistën e plotë ekskluzive të Alban Dudushit dhe Bieta Sulos e gjeni në videon e mëposhtme. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje