Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shawn Mendes dhe Justin Bieber bashkojnë forcat për…

Shawn Mendes dhe Justin Bieber bashkojnë forcat për…
November 26
11:25 2016

Kur Shawn Mendes u shfaq për herë të parë në skenën muzikore me albumin “Handwritten”, ai menjëherë tërhoqi vëmendjen e mijëra fansave, të cilët e krahasonin me Justin Bieber, për shkak të moshës apo stilit të të kënduarit.

Përgjigjja e Bieber-it kur u pyet se ç’mendon për Mendes ishte: “Kush është ky?”.

Mesa duket, Justin jo vetëm që e njeh Shawn Mendes, por do të bëjë edhe një bashkëpunim me të. Kështu ka bërë të ditur “HollywoodLife”, që shkruan se në një intervistë ekskluzive, Shawn ka treguar se po punon për një bashkëpunim me Bieber. “Po, po punojmë për diçka të tillë. Gjithsesi do t’ia lëmë kohës”, – është shprehur 18-vjeçari.

Tashmë nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim “boom”-in e radhës nga dy të rinjtë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje