Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shawn Mendes bashkon forcat me ish-pjesëtarin e One Direction për albumin e ardhshëm

Shawn Mendes bashkon forcat me ish-pjesëtarin e One Direction për albumin e ardhshëm
September 02
17:27 2016

Shawn Mendes pritet të publikojë albumin e tij më të ri, të titulluar “Illuminate”, më 23 shtator të këtij viti, por që tani ka filluar të mendojë rreth albumit të ardhshëm.

Ai ka treguar së fundmi se me kë do të bashkëpunojë për të sjellë projektin e ardhëm muzikor: “Përfundimisht, do të bashkëpunoj me Niall Horan [anëtar i One Direction]. Do të shkojmë në studio sa më shpejt të mundemi dhe të shohim ç’mund të krijojmë së bashku”.

Mendes ka treguar gjithashtu se ëndërron të bëjë një bashkëpunim me One Direction si një grup i vetëm (bashkë me Zayn), por për momentin është i kënaqur me Niall, kjo edhe për faktin se është më i afërt me 22-vjeçarin e grupit britanik.

Nëse Shawn arrin të bashkojë One Direction përsëri, padyshim që do të fitojë simpatinë e një numri të madh fansash. /Blitz.al/

Shperndaje