Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sharon Osbourne: Nuk kisha fuqinë e duhur për të kërkuar ndihmë

Sharon Osbourne: Nuk kisha fuqinë e duhur për të kërkuar ndihmë
September 15
10:48 2016

Sharon Osbourne këtë javë zbuloi për mediat se ka pasur një moment të vështirë në jetën e saj, një periudhë kur ka qenë e rënduar psikologjikisht dhe mendërisht.

“Isha dorëzuar dhe nuk mundesha më të vazhdoja. Në një moment shumë delikat në jetën time isha shumë e frikësuar ta pranoja gjendjen mendore dhe më frikësonin mendimet që varionin në kokën time”,- është shprehur ajo në episodin e së hënës  në “The Talk”.

“Këta zëra dhe mendime që kisha formonin figura dhe fytyra njerëzish të çuditshme dhe nuk mund ta kontrolloja veten, nuk mund ta shprehja qartësisht se çfarë ndieja.  Nuk kisha fuqinë e duhur për të  thënë se kisha nevojë për ndihmë”.

Ka qenë djali i saj Jack ai që ka gjetur trajtimin e duhur dhe bashkëshorti i ka dhënë një përkrahje të madhe. Ozzy e çoi Sharonin në spital, edhe pse mes tyre gjërat nuk ishin në gjendjen më të mirë sepse pas rreth 33 vitesh martesë përflitej se Ozzy e kishte tradhtuar atë.

“Unë mendoj se nëse je në periudhë depresioni të duhet të përballesh me të, është një betejë e vazhdueshme. Duhet ta kuptoni se sa të bekuar jeni dhe duhet të jeni të lumtur për këtë çdo ditë”,- ka përfunduar menaxherja e njohur./Blitz.al/

Komento
Shperndaje