Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sharon dhe Ozzy konfirmojnë se janë bashkë përmes këtij detaji…

Sharon dhe Ozzy konfirmojnë se janë bashkë përmes këtij detaji…
October 03
10:09 2016

Pas disa spekulimesh, Sharon dhe Ozzy kanë dhënë përgjigjen më të mirë për situatën me tyre. Më herët, rreth 5 muaj më parë, portalet konfirmuan se një tradhti e Ozzy Osbourne ishte shkaku kryesor i ndarjes së çiftit. “Unë nuk mund të jetoj më kështu”,- është shprehur Sharon.

Por çifti është parë gjatë një dreke në Malibu dhe dukeshin mjaft të afërt me njëri-tjetrin. Ata kanë shkëmbyer puthje pasionante duke treguar se ata janë bashkë dhe më të dashuruar se kurrë. Në mes të gjithë këtyre thashethemeve, Sharon së fundmi është shprehur se e adhuron Ozzy-n.

Ozzy vazhdon të trajtohet për varësinë e tij seksuale.

“Ai ka qenë nën trajtim për varësinë e tij seksuale këta tre muajt e fundit. Ai po punon për këtë pasi kjo është diçka që prek gjithë familjen. Është paksa e sikletshme të flasësh për këtë temë”./Blitz.al/

sharon

Komento
Shperndaje