Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shannen Doherty rrëfen luftën e saj kundër kancerit të gjirit: Të shkatërron dhe të ndërton njëkohësisht…

Shannen Doherty rrëfen luftën e saj kundër kancerit të gjirit: Të shkatërron dhe të ndërton njëkohësisht…
October 28
11:00 2016

Shannen Doherty ka rrëfyer në një intervistë mbi luftën e saj kundër kancerit të gjirit. Aktorja e njohur është diagnostikuar me sëmundjen e rëndë në vitin 2015. Në një intervistë me Chelsea Handler, aktorja ka treguar se kjo sëmundje të  bën të qash, por njëkohësisht edhe të bën të fortë.

“Ajo që është interesante, e bukur dhe e vështirë njëkohësisht, rreth sëmundjes së kancerit është se të shkatërron dhe të ndërton njëkohësisht si karakter, si njeri. Ajo të shndërron dhe të rindërton gjatë gjithë kohës. Personi që unë isha para gjashtë  muajsh dhe kjo që jam tani janë shumë të ndryshëm. Mendoj me vete se me të vërtetë kam qenë e guximshme që kam luftuar me sëmundjen dhe e kam mbajtur të fshehtë njëkohësisht”,-  është shprehur aktorja. Moderatorja e emisionit po e dëgjonte me vëmendje Shannen dhe u përpoq të mbante lotët  teksa ka rrëfyer se ajo ka humbur mamanë e saj pikërisht nga kjo sëmundje.

“Unë tashmë jam përulur nga kanceri”,- është shprehur Doherty. “Është shumë e vështirë në gjendjen aktuale pasi shoh dhe bashkëshortin tim dhe gati mendoj çdo herë me vete sikur i them që më vjen keq. Martesa ime ka qenë e fortë, por kjo situatë e ka forcuar një mijë herë. Unë nuk mund ta përballoja gjithë këtë pa përkrahjen e bashkëshortit tim.  Në një mënyrë të çuditshme sëmundja e kancerit ka ndryshuar shumë gjëra tek unë”,- ka përfunduar aktorja./Blitz.al/

 

Step 2

A photo posted by ShannenDoherty (@theshando) on

Komento
Shperndaje