Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shakohoxha ndihet i kërcënuar nga Greta Koçi

Shakohoxha ndihet i kërcënuar nga Greta Koçi
November 30
17:44 2016

Këngëtarja Greta Koçi këtë periudhë ka shpalosur të tjera talente veç muzikës. E shohim çdo të hënë duke kërcyer në “Dance with me”, por në Instagram kanë qarkulluar edhe video të saj duke imituar komentatorin e njohur sportiv, Dritan Shakohoxha.

Ka qenë motra e saj, Eni, ajo që i ka shpërndarë këto video në rrjetet sociale, por nga ana tjetër edhe vetë Shakohoxha ka reaguar shumë pozitivisht në rrjetet sociale.

“Unë nuk e dija që Eni po m’i bënte ato video dhe i kishte postuar pa lejen time. Por më vjen mirë që edhe Shakohoxha i priti mirë dhe më dërgoi një mesazh ku më shkruante se ndihej i kërcënuar”,- ka thënë Greta Koçi në programin “Rudina” të moderatores, Rudina Magjistari.

Dhe duke parë që Greta është kaq e talentuar nuk është çudi që një ditë të bëjë edhe komentatoren sportive./Blitz.al

Part 2 @dritan_shakohoxha 😂 Me fal qe ta postova @gretakoci1 😂

A video posted by Singer/Songwriter (@enikociiii) on

Komento
Shperndaje