Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shakira, gati për të “zhvatur”…

Shakira, gati për të “zhvatur”…
October 27
16:47 2016

Ylli latin ka vendosur të rikthehet këtë vjeshtë me një bashkëpunim me Maluma-n, këngëtar kolumbian, të titulluar “Chantaje (zhvatje)”.

Ky lajm nuk është bërë i ditur nga Shakira apo nga Maluma, por nga një admirues i muzikës së Shakirës, të cilit i është dhënë “ekskluziviteti” i këtij lajmi.

“Chantaje” është 3 minuta e 16 sekonda dhe akoma nuk është bërë e ditur se kur do të publikohet.

Por nuk mbaron me kaq!

Këngëtarja kolumbiane do të performojë në ceremoninë më të rëndësishme amerikane të ndarjes së çmimeve muzikore, American Music Awards 2017, më 20 nëntor. Ajo do të performojë bashkë me Carlos Vives, bashkëpunëtorin e saj në këngën “La Bicicleta”. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje