Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Sfida” e famshme e familjes Hoxha!

“Sfida” e famshme e familjes Hoxha!
November 21
16:46 2016

Dita e diel ka qenë një ditë e veçantë për familjen Hoxha. Kjo sepse vajzat e familjes, Sara dhe Lori, kanë organizuar një “babyshower” për beben që pritet të vijnë  së shpejti në jetë.

Në këtë festë kanë marrë pjesë të ftuar të ndryshëm, si Arbana Osmani, Xhemi Shehu, Jonida Maliqi etj. e kjo është treguar në postimet e tyre në Instagram e Snapchat.

Edhe babai e moderatori Ledion Liço i ka kushtuar këtij eventi të familjes një postim në rrjetet sociale, ku ka postuar foton e një “cupcake”-u në krye të të cilit është vendosur një engjëll prej kremi. “Engjëlli më i ëmbël po vjen!” – shkruan moderatori i njohur.

Nga ana tjetër, Lori Hoxha ka postuar një seri fotosh, që nga përgatitja e festës e gjatës saj. Në postimin e së shtunës mbrëma, producentja ka treguar edhe një detaj mjaft interesant të festës: sfida “mannequin/manekin”! Videoja e postuar tregonte vajzat në pozicione të ndryshme, të gjitha të veshura me rroba të njëjta dhe duke pozuar si manekin.

Ardhja në jetë e bebes duket se i ka emocionuar të gjithë pjesëtarët e një prej familjeve më të famshme në Shqipëri. Sa bukur kur sheh kaq lumturi në një familje! /Blitz.al/

 

2

3

4

5

6

7

8

9

10

12

Komento
Shperndaje