Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Sfida e djallit në “Hell’s Kitchen 2”! Çfarë do të ndodhë këtë herë në kuzhinën e ferrit!?

Sfida e djallit në “Hell’s Kitchen 2”! Çfarë do të ndodhë këtë herë në kuzhinën e ferrit!?
July 10
19:58 2019

“Hell’s Kitchen Albania 2” do të rikthehet në ekran në sezonin e ri. Vetë Renato Mekolli ka treguar më herët se edicioni i dytë do të jetë më zjarr se i pari, do të ketë më shumë adrenalinë e më shumë pjata të thyera.
Top Channel do ta risjellë në Tetor, formatin e cilësuar ndër më të suksesshmit në zhanrin “reality show”, në të gjithë botën. Një program që ndërthur pasionin dhe talentin për të gatuar, garën, tensionin, debatin, adrenalinën, spektaklin…Çfarë do të ndodhë këtë herë në kuzhinën e ferrit!?
Moderatori dhe njëkohësisht chef-i i programit, Renato Mekolli është më entuziast se kurrë. Aktualisht janë hapur aplikimet dhe idetë janë hedhur në tavolinë.
Kujtojmë se pritshmëritë janë të mëdha kjo pasi edicionin e parë ky ka qenë programi më i ndjekur i Top Channel./Blitz.al/

Share