Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sezoni i ri televiziv: Besi, Olsi dhe Marina zëvendësojnë Ermal Mamaqin?

Sezoni i ri televiziv: Besi, Olsi dhe Marina zëvendësojnë Ermal Mamaqin?
July 11
16:45 2019

Disa javë më parë në media qarkulloi lajmi se Ermal Mamaqi do largohet këtë shtator nga televizioni Klan, dhe gjasat ishin për një transferim drejt “Top Channel”.

Ndërkohë që lajmi i largimit të Mamaqit nuk është konfirmuar ende, lajme të reja ka në horizont për mbushjen e hapësirës televizive në “Tv Klan” të shtunën në “prime time”.

“Indexonline” shkruan se aktori i humorit Bes Kallaku bashkë me Olsi Bylykun, në sezonin e ri në shtator do të zënë vendin e Ermalit të shtunave mbrëma, por nuk bëhen me dije detaje të programit që dyshja do të moderojë.

Surpriza e emisionit të Besit dhe Olsit thuhet të jetë Marina Vjollca, e cila do të rikthehet sërish në televizionin Klan, pas 2 vitesh mungesë ekranit, që pas prezantimit të spektaklut “C’est la vie”

“Indeksonline” shkruan gjithashtu se stafi i “BE Caffe”, skenaristi Vangjel Kozmai dhe gazetarja Suada Daci, do të vazhdojnë të jenë pjesë e emisionit që pritet të nisë në Klan, sezonin e ri. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje