Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Serena Williams në dashuri me Justin Bieber?

Serena Williams në dashuri me Justin Bieber?
November 19
09:47 2016

Tenistja e njohur, Serena Williams, ishte një nga të ftuarat e puntatës së kësaj fundjave të Ellen DeGeneres.

Ajo foli për bashkëpunimin me Beyonce-n, kupat e fituara dhe sigurisht, për marrëdhënien me meshkujt. Pikërisht, për këtë të fundit, Ellen i kishte rezervuar sportistes një lojë, që quhet: “Who’d You Rather?/Me kë do të guxoje?”.

Ndër meshkujt që i janë shfaqur në ekran dhe që Williams ka zgjedhur janë Zac Efron, Idris Elba dhe Michael B. Jordan. Në momentin që në ekran është shfaqur Idris Elba dhe Justin Bieber, Serena ka filluar të qeshë me të madhe dhe ka thënë: “Gjithmonë do të jetë Justin Bieber”. Edhe pse në ekran filluan të shfaqen personazhe si princi Harry dhe Bradley Cooper, tenistja zgjodhi të qëndronte me yllin kanadez.

Mos kemi të bëjmë vallë me një “shkëndijë” mes dy kampionëve, njëri në art e tjetra në sport?! /Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje