Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sepse mbledhjet në zyrë janë shumë “old – fashion”

Sepse mbledhjet në zyrë janë shumë “old – fashion”
September 30
13:03 2016

Zakonisht mbledhjet me stafin e punës supozohet të mbahen në ambiente pune, si salla mbledhjesh apo zyra, por një praktikë shumë e këndshme për të pasur marrëdhënie shumë më të mirë me gjithë stafin është që këto mbledhje të mos mbahen brenda ambienteve të mbyllura, ku edhe atmosfera nuk është aspak motivuese.

Prej vitesh edhe në Shqipëri ka ardhur kjo metodë origjinale që mbledhjet me stafin të bëhen në ambientet e kafeve apo restoranteve, në mënyrë që të krijohet një lidhje më e mirë midis punonjësve dhe të krijohet gjithashtu ndjesia e pjeswtarëve të familjes mes tyre. Dy personazhe publikë shqiptarë praktikojnë pikërisht këtë metodë mbledhjesh me stafin. Ata janë Alban Dudushi dhe Dritan Shakohoxha.

Dudushi mbledh stafin e “Top Show” jashtë ambienteve të punës sepse kështu punonjësit mund të jenë më produktiv dhe të qetë gjatë kohës që mbledhin ide për emisionin e radhës. Gjithashtu në një foto që ka ardhur në redaksinë e Blitz.al vihet re Shakohoxha, i cili ka mbledhur stafin e “Supersport” në një restorant në kryeqytet.

Ajo çka mund të themi është se do të ishte mirë që, sidomos kur bëhet fjalë për mbledhje në të cilat stafi duhet të japë ide origjinale, gjetja e Dudushit dhe Shakohoxhës është për t’u lavdëruar… /Blitz.al/

Alban Dudushi:

bbbieiei

Dritan Shakohoxha:

14522268_10210348201611987_1936667742_o

Shperndaje