Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Selena publikoi këngën e re dhe të gjithë e quajtën një dedikim për Justin

Selena publikoi këngën e re dhe të gjithë e quajtën një dedikim për Justin
October 23
11:03 2019

Rreth 5 orë më parë Selena Gomez publikoi këngën e saj “Lose You to Love Me”.  Në kaq pak kohë ajo ka arritur të grumbullojë më shumë se 3 milion shikime dhe jo pa shkak. Të gjithë ishin kurioz të dinin domethënien e saj.

Kudo po shkruhet se kënga është një mesazh lamtumire i Selenës dedikuar ish të dashurit të saj Justin Bieber.

Në tekstin e këngës  26-vjeçarja rrëfen për gjetjen e vetes pasi i dha fund një marrëdhënie dhe pak para publikimit vetë ajo u shpreh se projekti i ri është histori personale.

“Dua që njerëzit të ndiejnë shpresë dhe të dinë se kanë një anë tjetër më e fortë dhe një version më të mirë të vetvetes,”-tha këngëtarja.

Bieber dhe Gomez i dhanë fund lidhjes përfundimisht në mars të vitit të kaluar. Justin u lidh me Hailey Baldwin dhe tashmë janë edhe të martuar.

“Në dy muaj na zëvendësove, si të ishte e lehtë. Më bëre të mendoj se e meritova.

“Ju i premtuat botën. E bëre më shumë se një grua. Kisha nevojë të humbja ty për të gjetur veten.”,- janë këto disa nga vargjet e këngës. 

Kjo nuk është hera  eparë që flitet se Gomez i ka dedikuar Justin një këngë. “The Heart wants what it wants” është një tjetër projekt në të cilin ajo sërish ishte e ndarë nga Bieber dhe që thuhet se tregonte gjithë ndjesitë brenda saj. /Blitz.al/ 

Share