Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Selena Gomez surprizon The Weeknd në mes të Amsterdamit

Selena Gomez surprizon The Weeknd në mes të Amsterdamit
February 25
08:55 2017

Selena Gomez dhe The Weeknd janë me të vërtetë shumë romantikë me njëri-tjetrin. Ata mundohen vazhdimisht të bëjnë surpriza të këndshme dhe ta bëjnë lidhjen e tyre sa më të bukur, diçka e rrallë për çiftet e famshme, sepse ekspozimi i tepërt mediatik shpesh nuk i lejon ata të jenë vetvetja në dashuri.

Mirëpo, duke thyer të gjitha rregullat, dy këngëtarët e rinj po ia dalin më së miri. Mbrëmjen e djeshme, The Weeknd ka performuar në koncertin e tij në Amsterdam, ndërkohë që Selena është paraqitur në publik në mënyrë krejt surprizuese. Ajo është argëtuar dhe e ka shijuar të gjithë koncertin si një fanse e vërtetë, ndërkohë që shkrepte edhe disa fotografi për në rrjetet sociale.

Është radha e The Weeknd tashmë për një surprizë tjetër! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje