Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Selena Gomez poston foto nudo të Justin Bieber. Çfarë po ndodh?

Selena Gomez poston foto nudo të Justin Bieber. Çfarë po ndodh?
August 29
13:20 2017

Ditën e djeshme, Instagram-i i Selena Gomez, personazhi që ka më shumë ndjekës në rrjetin social nga të gjithë të famshmit në botë, është hakuar nga disa persona të panjohur.

Gjëja e parë që kanë bërë hakerat menjëherë pasi kanë shtënë në dorë llogarinë e këngëtares ka qenë postimi i fotove nudo të Justin Bieber, ish-i dashur i Selena Gomez. Fotografitë ishin po të njëjtat me ato të botuara në tetor të vitit 2015 në “New York Daily”, në të cilat këngëtari i njohur shfaqej pa asnjë rrobë në trup.

125 milionë ndjekësit e Selenës janë çuditur nga këto postime, por llogaria është rimarrë nga këngëtarja, e cila menjëherë ka fshirë fotot.  Aktualisht Gomez është e lidhur me këngëtarin e njohur The Weeknd./Blitz.al/

Komento
Shperndaje