Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Selena Gomez përjeton një moment të veçantë gjatë turit

May 29
18:37 2016

...

...
Picture 1 of 2

Selena Gomez ka bërë ndalesën e turit të saj këtë të enjte në Montreal dhe në një moment gjatë performancës, gjërat morën një tjetër drejtim.  Ndërkohë që këngëtarja performonte këngën e saj të vitit 2011, “Who Says”, Selena hoqi dorë nga vetëpërmbajtja  dhe e la veten të lirë të shprehte ndjenjat.

Ndërkohë që gjithë fansat e saj “selenators” po këndonin njëzëri këngën, ajo largoi mikrofonin e mrekulluar dhe thjesht i la fansat të këndonin fjalët e këngës.  E lumtur dhe tepër e emocionuar, aq sa mund të themi se është përlotur, Selena e përmbylli këngën dhe mes lotësh u tha faleminderit fansave të saj.

Ndërkohë, veshja e Selenas në tur ishte me të vërtetë marramendëse. Një “bodysuit” i kombinuar me  një copë në ngjyrë kremi të lehtë dukej mrekullueshëm në trupin e saj. Shfletoni galerinë për të parë veshjen e këngëtares në hapjen e turit.  Kujtojmë se pas koncertit në Montreal ajo do të performojë në fundjavë në Boston dhe Konektikat.

Komento