Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Selena Gomez, një këshilluese takimesh

Selena Gomez, një këshilluese takimesh
August 08
12:27 2016

Selena Gomez ka dhënë një intervistë për “Vogue Australia” në të cilën do të mund të shihni një tjetër Selena, një këshilluese takimesh.

Ajo nuk është vetëm një këngëtare e suksesshme apo një nga personazhet më të ndjekur në Instagram. Në këtë intervistë ajo ka treguar një anë tjetër, anën e saj romantike, nga e cila mund të nxjerrësh disa mësime të vlefshme. Lidhja e saj me këngëtarin Justin Bieber është diskutuar gjatë në mediat rozë, edhe pse këto përgjigje i referohen më tepër asaj.

-Ti dëshiron të bësh dhe të jesh me atë që do, por kjo të lë në hije kështu që njerëzit e kanë pak të vështirë të të marrin seriozisht.

Mësimi: Mos e lejo të dashurin të vjedhë vëmendjen tënde.

Ti mund të dëshirosh të bësh gjithçka për partnerin, por jo. Mos e lejo lidhjen të mbizotërojë jetën tënde. Do të zhgënjehesh,- ka thënë Gomez.

-Askush nuk ka informacion dhe njerëzve u mbetet vetëm të supozojnë.

Mësimi: Injoroji.

Në këtë rast, Gomez i është referuar artikujve të shumtë dhe medias.

-Zbulove se ishte diçka e përkohshme, se fjalët, fatmirësisht dhe fatkeqësisht, janë pjesë të jetës dhe duhet t’i pranosh.

Mësimi: Qëndro i fortë në mes të kësaj drame.

Ndoshta kjo ka të bëjë me përqendrimin dhe përkushtimin në një lidhje. Njerëzit ndoshta nuk të vlerësojnë aq shumë sa të dashurin, por do të vijë edhe koha jote.

Djemtë që kanë vetëbesimin të të ngacmojnë nuk është e thënë të jenë tipi yt, edhe pse ata mendojnë se po vetëm për faktin se je një person i njohur, një yll i popit që këndon, bën filma dhe ndihesh seksi në skenë.

Mësimi: Shmangi!

Kjo je ti. Mos dil me persona që kanë interes më shumë për pamjen e jashtme apo atë që njohin të gjithë nga ekrani dhe skena.

-Askush nuk dëshiron të ketë një lidhje publike, pse duhet ta duan?

Mësimi: Duhet të dish limitet e tua.

Për Selena Gomez, limiti i saj është fama./Blitz.al/

Komento
Shperndaje