Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Selena Gomez në një qendër rehabilitimi fetare

Selena Gomez në një qendër rehabilitimi fetare
September 30
17:23 2016

Selena Gomez rreth fundit të muajit gusht njoftoi të gjithë fansat e saj se ishte e detyruar të ndërpriste turneun e saj “Revival” për shkak të sëmundjes, lupusit. Kjo sëmundje edhe më herët është përmendur nga këngëtarja pasi i ka shkaktuar panik dhe depresion.

“Ashtu si shumë nga ju e dinë, rreth një vit më parë kam zbuluar se vuaj nga lupusi, një sëmundje që ndikon te njerëzit në forma të ndryshme. Unë kam zbuluar se ankthi, sulmet e panikut dhe depresioni janë efekte anësore të kësaj sëmundjeje”,- është shprehur Selena më herët.

Duke njoftuar përkeqësimin e gjendjes së saj shëndetësore dhe anulimin e koncerteve Selena u zhduk për disa kohë nga muzika. Tashmë thuhet se këngëtarja është duke u trajtuar në një qendër rehabilitimi të krishterë. Klinika është e vendosur në një vend larg zhurmave pasi mendohet se kështu procesi i rimëkëmbjes do të jetë i shpejtë.  Dihet se baza e terapisë që praktikohet në këtë qendër është feja. Vetë Selena është e krishterë. Kursi i tërë i rehabilitimit është projektuar për 60 ditë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje