Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Selena Gomez kërkon një të dashur

Selena Gomez kërkon një të dashur
June 21
13:00 2016

Aktualisht emisioni “Car Pool Karaoke” është nga më interesantët në televizionin amerikan dhe këtë javë e ftuara e moderatorit James Corden ka qenë këngëtarja Selena Gomez.  Intervista si gjithnjë u bë në një “Range Rover” dhe Selena i rrëfeu Cordon se është në kërkim të një të dashuri tashmë.

Madje ajo i ka kërkuar atij që ta ndihmojë të gjejë një të dashur. Ajo ka qenë e lidhur me Justin Bieber  dhe kohët e fundit është vënë re një afrimitet mes tyre, siç dhe aludohet nga rrjetet sociale.

“Më pëlqen të argëtohem. Më gjeni një të dashur!” – është shprehur Selena.

Pasi kanë kënduar hitin e vitit 2015 “Same old love”, ata i janë drejtuar një slite të verdhë “roller coaster” për të përjetuar adrenalinën e lojës. Selena në sulm, i duhet një i dashur!

 

 

 

Shperndaje