Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Selena Gomez, imazh i “Balmain”?

Selena Gomez, imazh i “Balmain”?
June 06
14:26 2016

Selena Gomez ka qenë në partneritet me markën e njohur Louis Vuitton, por drejtori kreativ i “Balmain”, Oliver Rousteing, ka ngritur disa dyshime te fansat e saj.  Ai ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto të këngëtares, e veshur me një nga veshjet që mbajnë nënshkrimin e tij dhe ka shkruar: “Selena për Balmain”. Selena nuk vesh shpesh veshjet e kësaj firme, por kjo foto ka ngritur dyshime se mund të ketë një bashkëpunim mes saj dhe “Balmain”. Në qoftë se ndodh, ky bashkëpunim do të jetë shumë i papritur dhe surprizues pas partneritetit të saj të gjatë me Nicolas Ghesquiere dhe Louis Vuitton.

Ndoshta Rousteing ka qenë thjesht duke treguar dashurinë e tij për Gomez, por ngelet për t’u parë për ndonjë shenjë të një partneriteti të mundshëm mes tyre.

SELENA X BALMAIN ❤️ @selenagomez

A photo posted by OLIVIER R. (@olivier_rousteing) on

 

Etiketimet
Shperndaje