Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Selena Gomez flet për herë të parë pas ndarjes me Justin Bieber, çfarë po ndodh me këngëtaren

Selena Gomez flet për herë të parë pas ndarjes me Justin Bieber, çfarë po ndodh me këngëtaren
September 05
10:04 2018

Selena kaloi një periudhë të vështirë në jetën e saj që nga ndarja me Justin Bieber herën e parë dhe më pas problemet që ajo pati me veshkat. Ajo  u ribashkua me këngëtarin për tu ndarë disa kohë më parë. Selena kishte vendosur të heshte për disa  muaj por duket se erdhi momenti që ajo të tregonte çfarë po ndodhë me jetën e saj.

26-vjeçarja ka vendosur që të jetojë tashmë larg stresit të Los Angelosit dhe trysnisë së madhe që ajo përballet atje. Këngëtarja është shpërngulur në Orange County dhe në një intervistë për “Elle” ajo u shpreh se:

“Tashmë me jetën e re që  po bëj ndihem e lirë dhe i jam rikthyer jetës sime të mëparshme. Unë gjithmonë e kam gjetur veten tek thjeshtësia. Më duket se jam bërë totalisht një tjetër njeri”.

Gjithashtu përsa i përket mardhënies me Justin, ndarjes nga The Weeknd Selena tha se ka qenë një ndër periudhat më të vështira të jetës së saj dhe e ka kaluar tashmë falë ndihmës dhe mbështetjes së pandërprerë të nënës së saj e familjarëve.

Ajo vendosi të fliste për herë të parë në këtë intervistë duke thyer heshtjen dhe të tregonte gjithçka për jetën e saj pas një qetësie shpirtërore që  ka fituar.

 

 

Komento
Shperndaje