Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Selena dhe Justin tashmë nuk ndahen nga njëri tjetri, paparazzi kap “mat” çiftin

Selena dhe Justin tashmë nuk ndahen nga njëri tjetri, paparazzi kap “mat” çiftin
January 05
23:15 2018

Çifti më i përfolur i momentit Selena Gomez dhe Justin Bieber duket se kanë gjetur paqe. Ata po kalojnë ditët më të lumtura krah njëri tjetrit dhe duken të pandashëm. Ndonëse nuk kanë pranuar publikisht se janë rikthyer bashkë dhe nuk janë shfaqur në evente të rëndësishme, këtë herë nuk i kanë shpëtuar paparazzëve.

Pasi kaluan natën e ndërrimit të viteve bashkë, ata janë fotografuar këtë herë  duke ndarë edhe palestrën.

Çifti janë gjatë gjithë kohës së bashku dhe çdo ditë kanë një program të përcaktuar mbi aktivitetet që do të ndjekin. Ata duket se tashmë janë stabilizuar dhe mardhënia e tyre po shkon shumë mirë edhe pse nuk kanë folur deri  tani në media në lidhje me ribashkimin e tyre, por kjo pak rëndësi ka për Selenën dhe Justinin./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje