Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Seks sadomazokist e jo vetëm! Marlon Brando e James Dean ishin dashnorë

Seks sadomazokist e jo vetëm! Marlon Brando e James Dean ishin dashnorë
June 17
10:16 2016

Aktorët James Dean dhe Marlon Brando kanë pasur një marrëdhënie!

Jo vetëm kaq. Brando e detyronte Dean të kryente ‘seanca’ të gjata seksi të dhunshëm sadomazokist, gjatë të cilit e digjte atë me cigare dhe e detyronte të shihte gjatë kohës që Brando bënte seks me të tjerë.

Lajmin për këtë marrëdhënie sekrete ‘sadomazo’ e zbulon “Daily Mail”.

Sipas dëshmive të disa miqve të tij, Brando nuk ia ktheu kurrë dashurinë James Dean. Ata shprehen se në këtë 2-she, Dean ishte thjesht një ‘këlysh’ që rrinte edhe për ore të tëra jashtë apartamentit të Brando-s, me shpresën se ai do ta ftonte brenda.

Më shumë detaje rreth kësaj historie do të dalin së shpejti me librin “James Dean: Tomorrow Never Comes” të autorëve Darwin Porter dhe Danforth Prince, të cilët i kanë njohur të dy aktorët.

“Më komandonte gjithmonë gjatë marrëdhënieve seksuale!” –rrëfen Dean, sipas asaj që shkruhet në libër.

Këto fjalë, për një marrëdhënie që flitet të ketë nisur në vitin 1949 kur James i ri shkon për të ndjekur një konferencë të Marlon në New York.

Sipas asaj që tregon “Daily Mail”, James Dean ka shkuar edhe me Walt Disney, për të cilin dyshohej prej kohësh se ishte homoseksual!

...

...
Picture 1 of 1

Komento