Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sekreti i VIP-ave shqiptarë, ta mbash mirë muhabetin me kunatën që në fund të kesh dashurinë e motrës së saj

Sekreti i VIP-ave shqiptarë, ta mbash mirë muhabetin me kunatën që në fund të kesh dashurinë e motrës së saj
October 19
18:33 2017

Thonë se ndonjëherë nga miqësia lind dashuria por në rastet që do të përshkruajmë në vijim nga shoqëria me një vajzë, ndodh që të dashurohesh me motrën e saj. Ka ndodhur disa herë në botën e showbiz-it që personazhe të njohur te ekranit i kemi parë të shoqërohen me vajza të bukura të ekranit por ka ardhur  koha kur papritur ka dalë lajmi se këta çunat janë dashuruar (madje dhe martuar) me motrat e mikeshave të tyre. Në vijim ju tregojmë tre shembuj konkretë që marrin kuptim.

Ledion Liço- Lori Hoxha- Sara Hoxha

Miqësia e Ledion Liços dhe Lori Hoxhës përtej punës që i bashkon në Top Channel ka nisur vite më parë. Ata i shihnim shpeshherë në shoqërinë e njëri-tjetrit deri në momentin kur Ledioni dhe Sara, motra më e vogël e Lorit, u dashuruan me njëri-tjetrin. Aktualisht Sara dhe Ledioni janë bashkë prej disa vitesh dhe dhjetorin e kaluar janë bërë prindër të një djali të quajtur London Noor.

Getoar Selimi-Luana Vjollca-Marina Vjollca

Duhet thënë se Getoar Selimin fillimisht e kemi parë më të afërt me Luanën se sa me Marinën. Reperi dhe këngëtarja publikuan bashkëpunimin e tyre të parë “Tirana Lifestyle” 2 vite më parë , kohë kjo kur kishin dalë thashethemet e para se mes Getoarit dhe Marinës kishte diçka. Do të kalonin disa muaj që Marina dhe Getoari të zyrtarizonin lidhjen. Pak ditë më parë ata u martuan në një ceremoni të madhe e cila u komentua gjatë në media.

Genc Prelvukaj- Greta Koçi- Eni Koçi

4 muaj më parë Genc Prelvukaj dhe Greta Koçi publikuan këngën “Nuk ka dashni” e cila u pëlqye shumë nga publiku. Që nga ajo kohë ata janë shumë miq me njëri-tjetrin. Kohët e fundit portalet kanë shkruar shpesh për afrimitetitn e Gencit dhe Enit, e madje dyshimet të bëjnë të mendosh se ata mund të jenë në një lidhje, edhe pse askush nuk e ka pranuar deri tani. Pak ditë më parë Eni dhe Genci sollën një bashkëpunim në të cilin dukej sikur rrëfenin historinë e tyre./Blitz.al/

Shperndaje