Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sean Paul dhe Dua Lipa ngacmojnë me “teaser”-in e parë

Sean Paul dhe Dua Lipa ngacmojnë me “teaser”-in e parë
January 10
12:09 2017

Prej disa javësh, këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka lajmëruar videon e saj për bashkëpunimin me reperin e njohur, Sean Paul.

Paçka se kënga ka pak më shumë se dy muaj që është publikuar dhe videoja akoma nuk është gati, Dua nuk harron të na “ngacmojë” me disa video “teaser” për sa i përket klipit, i cili pritet të jetë mjaft “i nxehtë”.

Ajo ka postuar në Instagram-in  e saj një video pak sekonda, ku shfaqet bashkë me Paul në një nga skenat e videos.

“No Lie” pritet të vijë së shpejti dhe të jetë një nga videot më të bukura të këtij viti dhe të videove të Duas.

Meqenëse nuk kemi akoma klipin, le të kënaqemi me “teaser”-in. /Blitz.al/

 

 

#NoLie COMING SOON! @duttypaul 💥💥💥💥💥💥

A video posted by DUA LIPA (@dualipa) on

Shperndaje