Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sean “Diddy” dhe Cassie ndahen, ndërhyn edhe policia

Sean “Diddy” dhe Cassie ndahen, ndërhyn edhe policia
August 20
11:25 2016

Sean “Diddy” Combs dhe e dashura e tij prej një kohë të gjatë, artistja Cassie Ventura, janë ndarë pas një zënke e cila ka përfunduar deri në ndërhyrjen e forcave të policisë.

Sipas shtypit rozë, zënka nisi që të mërkurën. Kur Cassie i kërkoi Diddy-t të ndaheshin, ai nuk ka reaguar aspak mirë dhe madje i ka kërkuar me forcë t’i kontrollojë celularin. Ka qenë pikërisht mamaja e vajzës e cila ka raportuar në polici lidhur me këtë.

Megjithatë, policia vetëm ka ndërhyrë, por nuk ka marrë asnjë masë, duke qenë se nuk është shënuar ndonjë incident.

Theksojmë se çifti është lidhur që në vitin 2006 dhe që prej asaj kohe kanë pasur ulje dhe ngritje në marrëdhënien e tyre, ndaj nuk i dihet ende nëse kjo është një ndarje përfundimtare. /Blitz.al/

Shperndaje