Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Së shpejti kemi dasëm! Armina Mevlani rrëfen planet e afërta…

Së shpejti kemi dasëm! Armina Mevlani rrëfen planet e afërta…
March 14
11:36 2018

Pasditen e djeshme blogerja e njohur Armina Mevlani ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina”. Ajo ka folur për projektet e saj të modës e veç kësaj ka rrëfyer se së shpejti do të kemi dasëm.

Armina dhe Shkëlzen Berisha janë të fejuar dhe deri më tani kanë bërë një darkë vetëm me familjarët, por blogerja ka treguar se miqtë e saj insistojnë që të bëjnë një festë, të cilën ka vendosur ta bëj me miqtë e ngushtë e familjarët përpara dasmës.

Më tej ajo ka treguar se dasma e tyre është në planet e afërta.

“Dasma është afër, kemi filluar te hedhim idetë e parë sesi e duam të bëhet, pamë si e duam vendin dhe gjithçka tjetër.  Personalisht do doja që edhe fustanin të kisha në një firmë të caktuar që edhe kjo të jetë pjesë e bashkëpunimeve të mia. Ne nuk kemi bërë një festë për fejesën por një darkë mes prindërve, nuk kemi dashur të jemi tradicionale. Nuk kemi dashur të bëjmë një organizim të madh, por njerëzit kanë nisur të na thonë përse se bëni dhe mund ta bëjmë para martese.

Nuk kemi planifikuar, nuk e kemi vendosur tamam pasi vendosja tamam kërkon organizim të shpejt, megjithatë unë jam në kontakt me firmat sa i përket organizimit.- ka shpjeguar Armina Mevlani./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje