Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“S’do te pranonim po të vije si dhëndër”-aktorja e njohur nuk do ta pranonte në familje “Kimikatin”

“S’do te pranonim po të vije si dhëndër”-aktorja e njohur nuk do ta pranonte në familje “Kimikatin”
October 07
16:19 2018

Sot nisi BE Coffee formati i ri i humorit në TV KLAN, pjesë e “ E Diela Shqiptare” me Bes Kallakun, Erion Isajn dhe Olsi Bylykun. Në një nga pjesët e kësaj rubrike ishte e ftuar aktorja e njohur Ema Andrea së bashku me motrën e saj biznesmene Antonela Hako.

Teksa ishte duke biseduar me Erionin dhe Besin, Antonela pranoi që njësoj si Ema do donte të kishte dhe një vajzë. Në këtë moment ndërhyri Olsi ose siç e njihni të gjithë “Kimikati” i cili tha nëse ajo do kishte një vajzë ai do ishte dhëndri i parë i familjes Hako. Kjo deklaratë e Kimikatit shkaktoi reagimin e Ema Andreas e cila tha se ajo do ishte e para që nuk do e pranonte në familje pavarësisht se çfarë mendimi do kishin të tjerët. Sigurisht ishte e gjitha në kuadër të humorit në emision por që gjithsesi Olsi e vazhdoi batutën duke thënë se nëse nuk më pranonin si dhëndër më adoptoni si vajzë, gjithmonë kam pasur një anë femërorë brënda. As kësaj rradhe nuk pati fat sepse sërish i thanë që dhe për ta adoptuar nuk e merrnin dot.

E gjithë situata shkaktoi të qeshura në sallë dhe më pas motrat diskutuan dhe për projektet që ishin duke zhvilluar kohët e fundit dhe marrdhënien në familje duke rënë pre dhe e minirubrikës “Përçarje”. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje