Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Scott Disick bashkohet sërish me yllin e Kardashian?

Scott Disick bashkohet sërish me yllin e Kardashian?
November 14
18:01 2016

Ndodh që dy ish-partnerë të kthehen në miq të mirë e më pas të kërkojnë të kthehen sërish bashkë. Arsyeja? Dashuria!

E njëjta gjë po ndodh me yllin e Kardashianëve, Kourtney, dhe modelit Scott Disick, të cilët kanë kaluar fundjavën bashkë në Cabo San Lucas. Kështu ka shkruar “People” për ish-çiftin e njohur hollywood-ian.

“Scott e organizoi të gjithën dhe u mundua që t’i bënte gjërat të funksiononin përsëri me Kourtney-n”, – kanë thënë burimet pranë tabloidit. “Ai shtroi një tavolinë romantike, ndezi qirinj dhe bashkë dukeshin shumë të afërt dhe shumë të dashuruar me njëri- tjetrin”.

Scott ka publikuar edhe një foto në Instagram, ku shfaqet Kourtney në një pishinë dhe shkruan: “Views/Pamje”! /Blitz.al/

Views

A photo posted by Scott Disick (@letthelordbewithyou) on

Komento
Shperndaje