Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Scherzinger-Harris dhe Ora-Hamilton, çfarë po ndodh mes tyre?

July 12
12:46 2016

Calvin Harris është parë duke festuar në Londër këtë fundjavë krah këngëtares Nicole Scherzinger. Burime për Us Weekly thonë se mes tyre nuk ka asgjë më shumë se miqësi.  Secili prej tyre ka qenë në “club” me shoqëritë respektive. Nicole është fotografuar teksa e ka kapur për krahu DJ-in skocez dhe shëtisin në shoqërinë e njëri-tjetrit.  Paksa i çuditshëm është fakti se edhe ish-partnerët e tyre, Rita Ora dhe Lewis Hamilton, janë duke dalë bashkë kohët e fundit e gati konsiderohen si të pandashëm. Thashethemet thonë se ata janë më shumë sesa miq. Ata kanë qenë bashkë me pushime në Mal të Zi.

Edhe pse ndoshta nuk ka një konfirmim prej tyre duket se po e shijojnë shumë kohën që po kalojnë me njëri-tjetrin. Kujtojmë se  më parë Calvin ka qenë i lidhur për një kohë të gjatë me Rita Orën dhe Scherzinger me Hamilton.

Shperndaje