Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Scarlett Johansson kthehet në shtëpi me vajzën pas xhirimeve në Zelandën e Re

March 29
11:49 2016

 

Një qëndrim i zgjatur në Zelandën e Re përfundoi  pasi të premten pasdite Scarlett Johansson udhëtoi drejt Australisë.

Aktorja mbërriti në Sydney pas një xhirimi në Wellington, ku ka qenë duke filmuar pjesën ” Ghost in the Shell”. Scarlett, 31 vjeç, dukej jo shumë në formë; e veshur me një palë pantallona të zeza dhe një këmishë, ajo ka përshkuar terminalin në aeroport duke mbajtur në krahë vajzën e saj 17 muajshe, Rose. Ajo është përzier me turmën e udhëtarëve në aeroportin e Sydney-t para se të  niste fluturimin për në destinacion. Duke marrë parasysh statusin e saj prej aktoreje të famshme, ajo e tërhoqi vetë valixhen, edhe pse në dorë kishte të bijën dhe një kukull majmuni që e vogla mesa duket nuk e ndante nga vetja.

Scarlett, i shoqi Romain Dauriac dhe  Rose mendohet të kenë jetuar në një  vend perferik bregdetar të Seatoun Heights me pamje nga Wellington Harbour, ndërkohë që aktorja xhironte skenat e filmit “Ghost In The Shell”, në të cilin luan rolin e Motoko Kusanagi. Filmi është i bazuar në një libër komik me të njëjtin titull, me ngjarje që ndodhin në vitin 2029. Filmi drejtohet nga regjisori i “Snowhite and the Huntsmen”.

Etiketimet
Shperndaje