Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Scarlett Johansson, aktorja femër që ka fituar më shumë para në historinë e kinematografisë

Scarlett Johansson, aktorja femër që ka fituar më shumë para në historinë e kinematografisë
June 30
10:14 2016

Scarlett Johansson është aktorja që ka fituar më shumë para nga rolet në filma. Ajo ka në arkën e saj më shumë para nga çdo aktore tjetër femër në historinë e kinematografisë.

Aktorja 31-vjeçare ka në llogarinë e saj rreth 3.3 miliardë dollarë,  duke u renditur në dhjetëshen e aktorëve më të paguar. Deri tani listën e kryeson Harrison Ford i ndjekur nga Samuel L. Jackson, Morgan Freeman, Tom Hanks, Robert Downey Jr, Eddie Murphy, Tom Cruise, Michael Caine dhe Johnny Depp.  Scarlett është femra më e paguar në këtë profesion dhe ndiqet nga Cameron Diaz, e renditur e 19-a në listë, Helena Bonham Carter në vendin e 26-të, Cate Blanchett 29, Julia Roberts 30, Elizabeth Banks 31, Emma Watson 32 dhe Anne Hathaway 50.

Aktorja kohët e fundit ka folur për “Cosmopolitan” rreth hendekut gjinor të pagave  në Hollivud. Pavarësisht kësaj, ajo është shprehur mirënjohëse që punon dhe arrin të fitojë ndoshta edhe më shumë sesa disa kolegë të tjerë meshkuj. “Unë mendoj se çdo grua paguhet më pak sesa meriton.  Kjo është një temë  universale mbi feminizmin në përgjithësi”,- është shprehur Johansson.

Komento
Shperndaje