Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sarajevë, aktorja shqiptare shpallet më e mira në Festivalin e Filmit

Sarajevë, aktorja shqiptare shpallet më e mira në Festivalin e Filmit
August 18
12:09 2017

Aktorja shqiptare Ornela Kapetani ka marrë çmimin e aktores më të mirë në Festivalin e Filmit në Sarajevë.

Ornela është aktore në filmin “Dita zë fill” nga Gentian Koçi. Çmimi aktores i është dhënë sot ndërsa vlen gjithsej 2500 euro, sipas “KultPlus”.

Ky konsiderohet sukses i madh, që një shqiptare të marrë çmimin për aktoren më të mirë në një festival si ky i Sarajevës. Ornela është aktore shqiptare e dëshmuar tanimë, me role në “Hostage”, “Correction” dhe me rolin e Letës në filmin me të cilin fitoi çmim në Sarajevë.

“Kultplus” tregon se në Festivalin e Filmit në Sarajevë, filmi më i mirë u shpall “SCARY MOTHER / SASHISHI DEDA” me regji nga Ana Urushadze. Şerban Pavlu mori çmimin për aktorin më të mirë, ndërsa Emanuel Parvu u shpall regjisori më i mirë.

Komento
Shperndaje