Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sarah Jessica Parker u përgjigjet kritikëve që i shanë veshjen në “Met Gala”

Sarah Jessica Parker u përgjigjet kritikëve që i shanë veshjen në “Met Gala”
May 04
18:16 2016

Në “Met Gala”-në e këtij viti, Sarah Jessica Parker i surprizoi të gjithë me veshjen e saj, kur parakaloi në tapetin e kuq jo me një veshje që supozohej të ishte e çuditshme, por me një kostum të thjeshtë të dizenjuar nga “Monse”.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer Ivy Marshall, blogger-e, e cila ka postuar një kolazh të Maddona-s, Sarah-s dhe të dizenjueses Diane von Furstenberg, duke shkruar se trioja nuk e kishte kuptuar thelbin e eventit.

Sarah nuk ka ngurruar të komentojë poshtë fotos duke shkruar: “Ndoshta nuk e ke kuptuar teknologjinë dhe konceptin e përdorur në veshje dhe në detajet e saj ose ndoshta nuk e ke pëlqyer veshjen time, gjë që është në rregull, por ti nuk mund të më akuzosh për mungesë vëmendjeje dhe përkushtimi”.

Aktorja e njohur ka sqaruar në një postim tjetër në Instagram se nuk donte të përdorte drita apo “kabllo” nëpër fustan, sepse donte të bënte diçka më të thellë se aq.

Etiketimet
Shperndaje