Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sarah Jessica Parker së shpejti me një tjetër serial

Sarah Jessica Parker së shpejti me një tjetër serial
June 23
16:51 2016

Sarah Jessica Parker nuk ka luajtur më në asnjë serial pas serialit të shumëpërfolur “Sex and the City”. Këtë vjeshtë ajo do të kthehet përsëri me një tjetër komedi me titull “Divorce”. Ngjarja bazohet në një histori tradhtie, ku ajo gjen burrin duke e tradhtuar dhe pas kësaj fillon të rivlerësojë jetën e saj dhe martesën.
Aktorja  ka bërë të ditur lajmin nëpërmjet një postimi në Instagram, në të cilin shkruan: “Po vij pas një kohe të gjatë. Jam shumë e emocionuar që miku im më lejoi të shpërndaj disa pamje zyrtare të komedisë me ju. Seriali do të vijë në vjeshtë”.

Etiketimet
Shperndaje