Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sarah Jessica Parker: E adhuroj Kim Kardashian

Sarah Jessica Parker: E adhuroj Kim Kardashian
September 15
17:43 2016

Sarah Jessica Parker  ka shprehur mendimin e saj për Kim Kardashian. Ajo ka thënë se e adhuron dhe mendon se është e mrekullueshme.

Djali i Jessica është fans i Kanye West dhe e ka takuar atë në prapaskenë. Me këtë rast aktorja ka takuar edhe Kim Kardashian.

“Kim ishte shumë mikpritëse dhe e bukur. Ajo mori telefonin tim dhe xhiroi momentin kur Kanye bisedonte me djalin tim”,- ka thënë Parker.

Ajo ka thënë madje se Kim ka një ndikim të madh dhe është e vetëdijshme për atë që ajo dëshiron për këtë arsye e adhuron. Mesa duket, pasi Kim të lexojë komentet e Parker mund të lindë edhe një shoqëri e re midis tyre./Blitz.al/

kimi

Komento
Shperndaje