Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sara sot ka festuar ditëlindjen e saj më të ëmbël! Lori dhe London Noor i dhuruan kaq shumë dashuri…

Sara sot ka festuar ditëlindjen e saj më të ëmbël! Lori dhe London Noor i dhuruan kaq shumë dashuri…
January 18
17:48 2018

Sot Sara Hoxha feston ditëlindjen dhe bën plot 22 vjeç.

Si në çdo ditëlindje nuk ka munguar urimi plot dashuri i Lorit, motrës së saj më të madhe. Në njëshkrim tejet emocionues, Lori i ka shprehur dashurië motrës së saj duke treguar se falenderon Zotin çdo ditë që pranë saj ka Sarën.

“Gëzuar ditëlindjen partnerja ime e jetës. Falenderoj Zotin që zgjodhi të më dhurojë ty sepse nuk di se si do ta jetoja këtë jetë pa ty. Ti i bën jetët tona shumë më të mira. Të dua gjithmonë dhe përgjithmonë,”- shkruan Lori.

Por kjo ditëlindje ka qenë vërtetë shumë e veçantë për Sarën. Duket se këtë herë qirinjtë e saj i ka fikur bashkë me të birin, London Noor, i cili është rritur mjaftueshëm tashmë sa për t’ja bërë mamit ditëlindjen akoma edhe më të bukur. Në një foto që vetë Sara ka publikuar në Instagram, ajo dhe London Noor shfaqen pranë tortës mbi të cilën janë ndezur qirinjtë me numrin 22./Blitz.al/

Komento
Shperndaje