Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sara përgëzon Ledionin për arritjen e radhës

Sara përgëzon Ledionin për arritjen e radhës
November 30
18:06 2016

Edhe pak ditë na ndajnë nga sezoni më i bukur i vitit, ai i festave të fundvitit. Gjithsecili ka nisur tashmë të zbukurojë pemën e Krishtlindjes, të vendosë çorapet ngjyrë të kuqe nën oxhak, të ndezë dritat e festave etj. Një nga personazhet e njohur, moderatori i Top Channel, Ledion Liço, ka postuar ditë më parë një foto ku tregon pemën e Krishtlindjes, ndërsa pak minuta më parë ai ka postuar një foto ku shfaqet një kurorë Krishtlindjeje dhe shkruan: “Në këtë sezon festash, gjithçka që duhet të bësh është të besosh”.

Deri këtu s’ka asgjë të re, por ajo që na ka bërë përshtypje është komenti i partneres së tij, Sara Hoxha, që shkruan: “Je përmirësuar mjaft këtë vit në zbukurimet e festave”.

Një “Bravo!” Ledionit, që edhe me këto detaje arrin t’i tërheqë vëmendjen e partneres së tij të zemrës! /Blitz.al/

 

545454

 

 

Komento
Shperndaje