Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sara Kapo: Ika nga “Top Show Magazine” – m’u tha që duhej të ngacmoja, gjë që s’e bëj dot

Sara Kapo: Ika nga “Top Show Magazine” – m’u tha që duhej të ngacmoja, gjë që s’e bëj dot
November 05
10:46 2016

Sara Kapo ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Oktapod”, ku  ka folur gjithashtu për eksperiencën e saj në “Top Show Magazine” në Top Channel. Sara dhe Valer Kolnikaj janë ulur në karriget e opinionistëve për disa javë derisa u larguan e u zëvendësuan më vonë nga Albana Osmani dhe Ervin Kurti. Ka pasur shumë aludime rreth largimit të dy opinionistëve dhe mbrëmjen e djeshme Sara ka zbuluar disa detaje rreth kësaj duke u shprehur se dyshja nuk funksiononte për shkak të saj. “Ika me lezet. Nuk funksionoi. Me sa duket, nuk bëja unë. Unë nuk e kam dashur ndonjëherë televizionin dhe nuk kam qejf ta bëj. Ishte një periudhë e mirë e imja që mund të kisha bërë shumë gjëra  të tjera. ”

Duke vijuar rrëfimin, Sara ka uruar dy opinionistët e rinj.

“Aty nuk më trajnoi njeri. Edhe fakti që unë nuk di të bëj ngacmime të tipit: “Hë mo se s’je lidhur ti?!”; “Unë e kam gjoksin më të madh se ty”. Shkëputja ishte ashtu siç ndodh kur je në një marrëdhënie që nuk di si ta lësh tjetrin dhe e bën veten për t’u lënë. Doja të mbaja marrëdhënie të mira  sepse dhe ata janë sjellë mirë. S’e bëja mirë atë punë. Më bëhet qejfi për Albanën dhe Ervinin, por më vjen keq për Valerin. I kam kërkuar 100 herë falje. Në fillim më thanë se do të jepja mendimin tim aty, pastaj rrugës u ngatërrua e m’u tha që duhej të ngacmoja, gjë që s’e bëj dot”,- ka përfunduar Sara./Blitz.al/

Komento
Shperndaje